Një 46 vjeçar i identifikuar si Urim Meta, është arrestuar në flagrancë teksa transportonte armë për t’i shitur në Tiranë. 46-vjeçari armët i kishte marrë në fshatin Shëngjergj, me qëllim shitjen në Tiranë. Policia e ndaloi në rrugë me dy automjete, të cilat i kishte improvizuar si automjete të prishura në mes të rrugës, që ‘objektivi’ mos të ndërronte rrugë.