Një automjet tip “Benz” u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të enjte në aksin Levan – Tepelenë. Si pasojë e zjarrit makina u shkrumbua totalisht. Ndërkohë shoferi arriti të dilte në kohë jashtë sapo konstatoi tymin që po dilte në pjesën e motorit. Drejt vendit të ngjarjes shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse por pavarësisht ndërhyrjes shuarja e flakëve në kohë ishte e pamundur. Shkak paraprakisht dyshohet se u bë një defekt teknik. Lidhur me rastin një grup hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.