Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka humbur kontrollin është përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur dy të plagosur, të cilët janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier.