Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Patos, ku janë përplasur dy automjete, mes tyre makina e policisë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:10, një automjet i policisë është përplasur me një automjet tip “Benz”, teksa udhëtonin në korsi të kundërta.