Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh të Mirditës, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit të Policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, kur ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri C. N., rreth 20 vjeç, ka ndërruar jetë.