Forcat venezueliane të sigurisë arrestuan mijëra njerëz në vazhdën e protestave masive të javës së kaluar nga kundërshtarët e presidentit Nikolas Maduro. Për herë të parë në 25 vjet, banorët që jetojnë në lagjet e varfra të kryeqytetit të Venezuelës dolën në rrugë për të protestuar kundër skamjes dhe fitores së kontestuar të Nikolas Maduros në zgjedhjet presidenciale muajin e kaluar.