Shtetet e Bashkuara kanë rritur shpërblimin në 25 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro në ditën kur ai u betua për mandatin e tretë gjashtëvjeçar në detyrë. Ceremonia e inaugurimit të Maduros u la në hije nga akuzat prej komunitetit ndërkombëtar dhe udhëheqësve t opozitës venezueliane. Janë ofruar gjithashtu shpërblime për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e ministrit të Brendshëm, Diosdado Cabello. Është ofruar gjithashtu shpërblim i ri deri në 15 milionë dollarë për ministrin e Mbrojtjes, Vladimir Padrino. Mbretëria e Bashkuar lëshoi gjithashtu sanksione ndaj 15 zyrtarëve të lartë të Venezuelës, duke përfshirë gjyqtarë, anëtarë të forcave të sigurisë dhe zyrtarë ushtarakë.