Top Channel/ Macron zgjedh kryeministrin e ri, ekspertët: Po luan me zjarrin, shumë pakënaqësi
09/09/2025 21:49

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar të martën si kryeministër të ri të Francës, aleatin e tij Sebastien Lecornu, një ish-konservator i cili ishte kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2017. Zgjedhja e Lecornu, 39 vjeç, tregon vendosmërinë e Macronit për të vazhduar me një qeveri minoritare që qëndron fort pas agjendës së tij të reformave ekonomike pro-biznes, sipas së cilës taksat mbi biznesin dhe të pasurit janë ulur dhe mosha e daljes në pension është rritur. Macron u detyrua të emëronte një kryeministër të pestë në më pak se dy vjet pasi parlamenti rrëzoi Francois Bayrou (Bajro) në një votëbesim të hënën, pas nëntë muajsh në detyrë, për shkak të planeve të tij për zbutjen e borxhit në rritje të vendit. Emërimi i Lecornu sipas ekspertëve nuk është pa rreziqe për Macronin, sepse ai po duket gjithnjë e më i pandjeshëm në një kohë pakënaqësie popullore që po zien dhe teksa sondazhet tregojnë se votuesit duan ndryshim. Protestat mbarëkombëtare "Blloko gjithçka" kërcënojnë përçarje të gjera të mërkurën. Lecornu ka shërbyer së fundmi si ministër i Mbrojtjes i Macron-it, duke mbikëqyrur një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes dhe duke ndihmuar në formësimin e mendimit evropian mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën në rast se ndërmjetësohet një marrëveshje paqeje me Rusinë. Lecornu hyri në politikë duke bërë fushatë për ish-presidentin Nicolas Sarkozy kur ai ishte 16 vjeç. Ai u bë kryetar bashkie i një qyteti të vogël në Normandi kur mbushi 18 vjeç dhe më pas këshilltari më i ri qeveritar i ish-presidentit Nicolas Sarkozy ,në moshën 22 vjeç.

Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
DIGITALB DIGITALB