Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shpreson që Kosova dhe Serbia do të arrijnë më në fund një marrëveshje mes tyre. Në kohën kur kryenegociatorët e të dy vendeve u mblodhën sërish sot në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së arritur me herët gjatë këtij viti mbi normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, kreu i Elizesë pati një takim me studentët e Universitetit të Lozanës.