Gishtin e fajit nga Kosova për tensionet në veri nuk vonoi ta kthente as presidenti francez, Emmanuel Macron, sipas të cilit autoritetet e Kosovës "mbajnë përgjegjësi të plotë për trazirat që janë shtuar ndjeshëm". Këto komente, shefi i Elizesë i bëri nga Bratisllava, ku po ndjek punimet e konferencës së sigurisë.