Franca qëndron në solidaritet të plotë me Izraelin në luftën e tij kundër terrorizmit, deklaroi shefi i Elizesë, Emmanuel Macron teksa takohej me homologun e tij izraelit Isaac Herzog në Jeruzalem në fillimin e vizitës një ditore në shtetin hebre. Ajo që ndodhi, nuk do të harrohet kurre u shpreh kryetari i shtetit francez duke iu referuar sulmit të 7 tetorit. Macron nenvizoi se lirimi i personave të marrë peng nga Hamasi, është prioritet kryesor.