Top Channel/ Macron: Çojmë ushtrinë në Ukrainë/ 26 vende do dërgojnë trupa, refuzojnë Italia e Polonia
04/09/2025 23:04

Në një takim të nivelit të lartë të mbajtur në Paris, “Koalicioni i të Vullnetshmëve” i përbërë nga shtete të Bashkimit Evropian, riafirmoi mbështetjen për Ukrainën, duke hedhur hapa konkretë për dërgimin e forcave ushtarake në Kiev. Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se 26 shtete anëtare të BE-së janë të gatshme të dërgojnë trupa në Ukrainë, menjëherë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje, me qëllim sigurimin e stabilitetit dhe zbatimin e kushteve të paqes. “Kjo forcë nuk ka qëllim ose objektiv të nisë një luftë kundër Rusisë”, theksoi Macron, duke sqaruar natyrën jo-ofensive të këtij angazhimi. Megjithatë, jo të gjitha vendet ishin në një mendje. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, përsëriti refuzimin e Italisë për të dërguar trupa në territorin ukrainas, duke shprehur mbështetje vetëm për iniciativa jashtë kufijve të Ukrainës, si misione monitorimi dhe trajnimi. Në të njëjtën linjë, edhe Polonia deklaroi se nuk planifikon të angazhohet ushtarakisht në territorin ukrainas, as pas përfundimit të luftës. Gjermania mbajti një qëndrim më të kujdesshëm, duke deklaruar se vendimi për një ndërhyrje ushtarake do të merret në kohën e duhur, pasi të jenë të qarta kushtet kornizë për angazhimin ndërkombëtar. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi urgjencën e momentit: “Siguria e të gjithë Evropës është në rrezik”, tha ajo, duke vënë në dukje domosdoshmërinë për një qëndrim të bashkuar evropian përballë agresionit rus. Në mbështetje të Ukrainës, edhe Britania e Madhe njoftoi se do të vijojë furnizimin me raketa me rreze të gjatë veprimi, si pjesë e angazhimit të saj. Presidenti amerikan Donald Trump, i cili mori pjesë në samit përmes një videokonference, bëri thirrje që Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse. Sipas tij, këto të ardhura po përdoren nga Kremlini për të financuar luftën në Ukrainë. Ndërkohë, situata në terren mbetet dramatike. Forcat ruse hodhën bomba ajrore mbi rajonin e Donjeckut, duke goditur një spital civil. Si pasojë e sulmit, raportohet për të paktën dy viktima.

Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
DIGITALB DIGITALB