Mbrëmjen e sotme, qyteti i Lushnjës u mbush me atmosferë festive teksa u ndezën zyrtarisht dritat e Krishtlindjeve. Sheshi kryesor u kthye në një skenë ngjyrash dhe dekorimesh, ku dhjetëra qytetarë, familje dhe fëmijë ndoqën momentin simbolik të hapjes së sezonit të festave.