Shkatërrimi i argjinaturave mbrojtëse, gërryerjet pa kriter dhe prerjet e pyjeve kanë bërë që ndër vite lumenjtë të gllabërojnë hektarë të tërë tokash bujqësore. Lumi Shkumbin përshkon Bashkinë e Elbasanit në një gjatësi rreth 33 km ndërsa ndër vite llogaritet të ketë marrë një sipërfaqe prej 15 hektarë tokë bujqësore. Vitet e fundit është investuar në ndërtimin e pritave mbrojtëse dhe tashmë 60% e sipërfaqes është e mbrojtur, probleme shfaqen në pjesën e mbetur.