Zgjedhjet e janarit në Bjellorusi, Lukashenko fal 20 të burgosur Udhëheqësi autoritar Alyaksandr Lukashenko, ka zgjeruar valën e faljeve para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në janar në Bjellorusi. Ai urdhëroi lirimin e 20 të burgosurve, të akuzuar për ekstremizëm, akuza që sipas kundërshtarëve të tij dhe grupeve për të drejtat e njeriut janë të motivuara politikisht.