Në mënyrë të pashmanshme, lufta e pati ndikimin e saj dhe deri në prill, Ukraina ka mbjellë gati 7 milionë hektarë tokë, ose 25-30 për qind më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Megjithatë, procesi nuk është ndaluar, e muajin e kaluar, vendi i pllakosur nga një konflikt i paprovokuar ushtarak, eksportoi 1.090 milion ton drithë në prill, e pohuar kjo nga ministri ukrainas i Agrikulturës, Mykola Solskyi.