Marrëveshje nuk ka ende, por bisedimet për armëpushim në luftën në Rripin e Gazës duket se kanë hyrë në fazën përfundimtare. Bisedimet në Doha të Katarit u ndërprenë të premten dhe negociatorët pritet të takohen sërish javën e ardhshme për të vazhduar përpjekjet për t'i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve të mbetura.