Volodymyr Zelensky u shpreh i gatshëm për atë që e quajti “punë të ndershme” me SHBA-në, pasi mori në dorë draftin e planit të paqes, që synon fundin e konfliktit të vendit të tij me Rusinë. Sipas disa mediave amerikane, plani parashikon që Kievi të heqë dorë nga zona e Donbasit në lindje të Ukrainës që ende kontrollon, të zvogëlojë madhësinë e ushtrisë dhe të angazhohet se nuk do të anëtarësohet në NATO.