Vetëm pak pas paralajmërimeve të Rusisë për goditjen e shënjestrave në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, mediat vendase thonë se është goditur një kullë e transmetimeve televizive, e disa antenna, cka solli ndërprerjen e sinjalit. Sirenat e alarmit gjëmuan në kryeqytet për disa minuta, ndërsa banorët vrapuan të gjejnë mbrojtje nëpër vendstrehime.