Kina i dënoi ashpër sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit që i kushtuan jetën udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei, duke e cilësuar atë si “shkelje flagrante të sovranitetit”. Ministria e Jashtme kineze deklaroi se janë shkelur parimet themelore të Kartës së OKB-së. "Vrasja e hapur" e një kreu shteti sovran dhe nxitja për ndryshim të regjimit janë të papranueshme, e ka cilësuar ministri kinez i Jashtëm Ëang Yi në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.