Çmimi i grurit pësoi rritje të menjëhershme në tregjet ndërkombëtare pasi India ndaloi eksportin e drithërave bazë. Indeksi standard i grurit u rrit me 5.9% në Çikago, më i larti prej më shumë se dy muajsh. Bllokimi i eksporteve vjen në kohën kur një valë e madhe të nxehti ka goditur të korrat në Indi, duke i çuar edhe çmimet vendase në nivele rekord.