Londra u shfaq e shqetësuar nga premtimet private që Emmanuel Macron po bën sipas saj, në përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar në krizën e Ukrainës. Presidenti francez është përpjekur të pozicionohet si figurë pajtuese në konfliktin që rrezikon të shpërthejë në lindje të Europës. Por në takimin e tij me Vladimir Putin, thonë mediat britanike, shefi i Elizesë bëri oferta të cilat nuk kishin marrë më parë bekimin e partnerëve të Francës në NATO, përfshirë dhe Anglinë.