Një ambient bar-kafeje u përfshi nga flakët në zonën fundore të Lungomares në Vlorë, gjatë orëve të mbrëmjes. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme.