Komiteti Teknik rishikoi masat duke zgjatur fashën orare të lëvizjes deri në 23.00, ndërsa për baret, restorantet dhe klubet e natës, muzika do të ndalojë një orë më herët. 1 vit e gjysëm pandemi goditi fort këtë sektor, me shumë bare apo restorante që përfunduan të falimentuara. Sektori i shërbimit dhe turizmit zë 20% të totalit që prodhon ekonomia shqiptare dhe për këtë arsye ka një rol jetik.