Franca do të vendosë 35,000 agjentë sigurie dhe ushtri për të siguruar ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024, një paradë madhështore në zemër të Parisit. Mijëra persona pritet të ndjekin nga afër organizimet, për këtë arsye i gjithë vendi do të blindohet për të qëndruar në gatishmëri ndaj kërcënimeve të sigurisë duke përfshirë sulmet me bombë ose dronë. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se përforcimet do të vijnë nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa qëllimi është shmangia e të gjitha ngjarjeve të papritura kur deri më tani nuk ka ndodhur.