Dy persona janë shpallur në kërkim për organizim të lojërave të ndryshme të fatit dhe për përdorim të kokainës në Malësinë e Madhe. Një 34-vjeçar dhe një tjetër 19-vjeçar nga fshati Pjetroshan, Malësi e Madhe, kishin përshtatur lokalin në pronësi të tyre për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe për përdorim të lëndëve narkotike.