Pas përmbytjeve të fundit në Gjirokastër ka nisur procesi i evidentimit të dëmeve. Grupet e punës janë në terren për të përpiluar bilancin e plotë të pasojave që la moti i keq. Sipas të dhënave paraprake, në total janë rreth 70 subjekte dhe banesa të dëmtuara, prej të cilave 35 janë banesa familjare dhe 35 biznese.