Pas krizës së fundit në veri të Kosovës, për të parën herë liderët e Listës Serbe janë përballur me fyetje, fërshëllima e thirrje “tradhti”. Qytetarë të pakënaqur i kanë kundërshtuar së fundi hapur krerët e forcës kryesore politike të serbëve në Kosovë, e madje ka pasur edhe thirrje kundër presidentit serb Aleksandar Vuçic, me mbështetjen e të cilit kjo forcë politike u krijua 10 vjet më parë.