GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie për Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit, e dyshuar për ndihmën dhe dijeninë lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018. Ajo u arrestua më 26 shkurt të këtij viti dhe aktualisht po mbahet në burgun e grave në Pogradec. 31-vjeçarja, ish-miss, ka mohuar çdo akuzë lidhur me përfshirjen e saj në vrasjen e Licit, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me krimin.