Me kërkesë të prokurorisë , gjykata liroi 18 protestuesit që u përfshinë në protestën e 4 kombëtare të thirrur nga Partia ku gjatë katër orëve u shënuan akte dhune . Për 9 të dyshuar, gjykata e cilësoi arrestimin e paligjshëm mes tyre 3 të mitur dhe një shtetas me probleme të shëndetit mendor. Gjyqtarja Klejda Meci vendosi se ndaj këtij shtetasi nuk duhet të aplikohet asnjë masë , ndërsa shpalli detyrim paraqitje ndaj 17 të tjerëve. 9 protestuesve për të cilët u vlerësua arrestimi I ligjshëm sipas provave të referuara në gjykatë u tha se ishin kapur me gurë e lopata. Gjithsesi të gjithë protetuesit këmbëngulën se ushtruar në drejtën qytetare për të protestuar