Kryeministri Edi Ram ka ndarë videon e radhës nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend. Përmes në postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se ky nuk është aksion, por faza e parë e një transformimi për vendin. “Nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri, për Tiranën e për të tjera qytete më të pastër, më të gjelbër, po edhe me njësi shërbimi më bashkëpunuese e më miqësore me komunitetin”, shprehet Rama.