Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit 2023, duke arritur në nivelet më të ulëta historike në shumë dekada. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave për tre mujorin e parë të këtij viti, rënia e lindjeve ka qenë aq e fortë sa shtesa natyrore ishte negative, pra në vend kishte më shumë vdekje se sa lindje.