Debatet në Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS vijojnë mes mazhorancës dhe opozitës. Nënkryetari Toni Gogu ironizoi mënyrën si po zhvillohet mbledhja dhe u shpreh se ekspertët nuk janë të pajisur me certifikatë sigurie. Nga ana tjetër, demokrati Ramadan Likaj theksoi se nuk duhet të gjykojnë, por të respektojnë njëri tjetrin. Sa i përket certifikatës së sigurisë, Likaj tha se të gjithë po plotësojnë dosjen dhe më pas, “kush nuk pajiset me certifikatë, nuk do jetë pjesë e këtij komisioni”.