Në Kongresin amerikane kanë nisur diskutimet rreth luftës së Rusisë në Ukrainë në një përpjekje për të përmbushur premtimin e fushatës së Presidentit të zgjedhur Donald Trump për t'i dhënë fund konfliktit, e pohuar kjo nga ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve. Republikani Mike Waltz, i cili u emërua nga Trump këtë javë për pozitën e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, i tha VOA-s se "presidenti ka qenë i qartë se të dyja palët duhet të ulen në tryezën e bisedimeve dhe se ai është përqendruar tek përfundimi i luftës dhe jo tek vazhdimi i saj".