Partia Socialiste e ka gati draftin për ligjin për referendumet, por do të vijojnë konsultimet deri në dorëzimin e tij. Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit të PS Taulant Balla u shpreh se një ligj për referendumin është i nevojshëm në Shqipëri dhe se ky proces do të jetë gjithëpërfshirës.