Lufta e Ukrainës u kthye në boshtin e samitit të grupit të G20-tës në Indonezi, krerët e të cilit dolën me një draft-deklaratë që e dënon me forcë konfliktin dhe kërkon fundin e menjëhershem të tij. Të pranishëm në takim janë presidenti i SHBA Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov dhe liderë të tjerë. Presidenti rus Putin nuk merr pjesë.