Gjergj Lleshi, një prej mbështetësve të ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë vëmendjen e të gjithëve prej veshjes së zgjedhur, në foltoren e Lezhës që po zhvillohet sot. Me kostumin kombëtar, ai ka marrë fjalën duke kritikuar deputetët e Partisë Demokratike, të cilët mungojnë sot. Qytetari nga Mirdita, i cili jeton në Gjermani u shpreh se qytetarët e Lezhës i kanë votuar ata deputetë që qëndrojnë sot në Kuvend.