Një tentativë grabitje në Lezhë, përfundoi me të shtëna me armë zjarri dhe dhunimin e të zotit të shtëpisë, i cili ka qenë vetëm në banesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të kësaj të hëne në fshatin Malecaj të Lezhës, teksa dy persona të maskuar dhe të armatosur hynë në banesën e familjes Buja. Njëra nga fqinjët tregon se ka dëgjuar zhurmën në momentin e ngjarjes, teksa më vonë ka parë që bashkëfshatari i saj ishte dhunuar në përpjekje për t’i shpëtuar autorëve.