Pavarësisht fillimit të uljes së nivelit të ujit pas mbylljes së argjinaturës së lagunës së Vainit, situata në disa zona të Shënkollit, Zejmenit dhe Kolshit mbetet e vështirë, me banesa ende të rrethuara nga uji dhe qindra hektarë tokë bujqësore të përmbytura. Në këto kushte, Bashkia Lezhë ka shtuar ndërhyrjet në terren për të ndihmuar banorët e prekur. Prej ditës së djeshme, Shërbimi Social i Bashkisë është angazhuar me ekipet e tij në shpërndarjen e ushqimeve dhe produkteve të domosdoshme, si dhe në mbështetjen e blegtorisë me bazë ushqimore.