Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi lëvizte me pistoletë në brez. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi S. D., 30 vjeç u arrestua në zonën e tregut elektrik në kryeqytet teksa qarkullonte me pistoletë në brez. Sakaq, është proceduar penalisht edhe një person tjetër pasi ka patur dijeni për veprimtarinë e 30-vjeçarit dhe nuk ka kallëzuar.