Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski deklaroi se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, për të cilin ministria e brendshme lëshoi së fundi një mandate arresti ndërkombëtar, është larguar së bashku me një biznesmen nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Kosovës në 15 dhjetor, me një automjet me targa diplomatike.