Gjykata e Lartë zbardhi vendimin për Dhionisis Fredi Belerin, i cili prej shtatorit kërkon gjyqësisht të lërë paraburgimin dhe të betohet si kryetar bashkie para këshillit bashkiak të Himarës. Teksa Gjykata e Lartë specifikon se nuk është kompetente gjykata e Durrësit por gjykata antikorrupsion në Tiranë për ta shqyrtuar kërkesën e të paraburgosurit, në vendimin që ju vendos në dispozicion TCH, përmendet më tej se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka asnjë kompetencë për të miratuar leje për betimin, ashtu siç Beleri e ka kërkuar në muajin shtator.