Mesditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kufitare dhe Migracionit Eduart Merkaj, ka inspektuar Pikën e Kalimit Kufitar Morinë dhe më pas aeroportin ndërkombëtar “Zayed Flatrat e Veriut”, në Kukës. Në fokusin e inspektimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ishin krijimi i lehtësirave ligjore për hyrjen e turistëve dhe pushuesve, rritja e cilësisë së shërbimit në PKK Morinë dhe në aeroportin e Kukësit, si dhe intensifikimi i kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.