Pas Najada Comos një tjetër deputet socialist i zgjedhur më 25 Prill duke surprizuar jo pak, i ka vendosur mbi tavolinë Edi Ramës lënien e mandatit dhe largimin nga politika. Ai është Lefter Koka një prej ish njerëzve më të afër të Ilir Metës që kur themeloi LSI-n dhe më pas kthyer në të preferuarin special të Edi Ramës. Lefter Koka këtë vendim e ka ndarë me votuesit e tij durrsak përmes një mesazhi në Facebook nga ku nuk përcjell asnjë detaj për motivet e dorëheqjes.