Lazarati, fshati i njohur për vite me stigmat e kultivimit të kanabisit, po përjeton një transformim të pazakontë. Sot, banorët e tij po e rishkruajnë identitetin e komunitetit përmes një modeli të ri turizmi që mbështetet nga organizata ndërkombëtare Planeterra, e cila e ka përzgjedhur Lazaratin si një nga vetëm dy komunitetet në Shqipëri ku do të zhvillohet turizmi komunitar.