Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Çarmatim në Zvicër se është koha që armët bërthamore amerikane që gjenden në Europë, të kthehen andej nga erdhën. Pritej që ai të merrte pjesë fizikisht në takimin e Gjenevës, por ndalesat në udhëtime nuk e kanë lejuar një gjë të tillë.