Top Channel/ Lavrov: Moska nuk do të nisë luftë ndaj Ukrainës, por….
28/01/2022 17:35

Sergei Lavrov deklaroi se Moska nuk do të fillojë një luftë kundër Ukrainës, por as nuk do ta lejojë Perëndimin që të dëmtojë interesat e saj sigurisë. Presidenti amerikan Joe Biden e paralajmëroi liderin ukrainas Volodymyr Zelenskyy se ekziston një "mundësi reale" që Rusia të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Ukrainës në muajin shkurt. Por shefi i diplomacisë ruse thotë se sa i takon vendit të tij, ai nuk e do luftën. Ama ne nuk do të lejojmë që të shkelen me arrogancë dhe të injorohen interesat tona," u shpreh Lavrov në një intervistë për një radio ruse. Tensionet janë rritur javët e fundit lidhur me Ukrainën, ndërsa Moska ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë fqinjit të saj. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të NATO-s janë të shqetësuar se Moska mund të jetë duke u përgatitur për sulm. Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë ndonjë plan të tillë, por ka kërkuar që NATO-ja të premtojë se Ukraina nuk do të lejohet kurrë të anëtarësohet dhe që aleanca të tërheqë trupat dhe pajisjet e saj ushtarake nga Evropa Lindore. SHBA dhe NATO i hodhën poshtë zyrtarisht këto kërkesa, lëvizje kjo që sipas Kremlinit, lë “shumë pak hapësirë për optimizëm". "Përderisa ata thonë se nuk do të ndryshojnë qëndrimet e tyre, as ne nuk do t’i ndryshojmë tonat," tha Lavrov. "Unë nuk shoh mundësi për kompromis këtu."

Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top News – A do arrihet paqja në Gaza? Negociata mes raketave e bombave…“zhduket” Hamas
30/06 21:50
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top News- “Avionë me probleme po fluturojnë”, denoncimi pas tragjedisë së Air India
30/06 21:30
Top News- Pas protestave nis reprezalja. Qeveria nis eleminimin e protestuesve
30/06 21:14
Top News- Kanadaja “i shkel syrin” Trump, bën hap pas…nis heqjen e taksave ndaj SHBA
30/06 21:05
Top News- Zbulohet pas 60 vitesh killeri, eliminoi fqinjen dhe ia hodhi policisë për shumë kohë
30/06 21:04
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06
Top News – Tërmeti më i fortë në 40 vjet / Itali, evakuohen disa shkolla, panik në Napoli
30/06 16:06
Top News – Ka humbur 1 milion trupa në Ukrainë / Kievi bën bilancin e Moskës: 1 mijë në një ditë
30/06 15:17
Top News – Gratë ‘rrëmbejnë’ armët / Rekrutohen në ushtrinë daneze, frikë nga Rusia
30/06 15:16
Top Channel/ Kanadaja heq taksën mbi teknologjinë për të avancuar bisedimet tregtare me Trump
30/06 15:13
Top Channel/ “Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk jam Obama”, Trump: Pas shkatërrimit të objekteve…
30/06 15:06
Top News – Rusët po shuhen, ‘bast’ te patriotizmi / Putin: Mbijetesë kombëtare, më shumë fëmijë
30/06 14:56
Top Channel/ “Do pushtojë Europën këtë verë”: Mbërrin Stratus, varianti më i ri i Covid-it!
30/06 14:54
Top News – Dënon me vd*kje Trumpin e Netanyahun: ’Armiq të zotit!’, kleriku i lartë lëshon ‘Fatwa’
30/06 14:52
Top News – Dalai Lama flet për vazhdimësi…Lideri shpirtëror i dëbuar nga Kina feston 90 vjetorin
30/06 14:38