Top Channel/ “Largo trupat nga Ukraina”, Scholz bisedë telefonike me Putin, kancelari i kërkoi…
15/11/2024 22:29

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dënoi luftën në Ukrainë gjatë një bisedime telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të premten, sipas Qeverisë gjermane. Kjo ishte biseda e parë telefonike mes tyre në dy vjetët e fundit. Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, tha se Scholzi e dënoi “luftën agresore të Rusisë” kundër Ukrainës, gjatë bisedës së tyre telefonike, dhe i kërkoi Putinit t’i japë fund asaj duke i tërhequr trupat ruse që e pushtuan vendin fqinj në shkurt 2022. “Kancelari i bëri thirrje Rusisë të tregojë gatishmëri për të negociuar me Ukrainën, me qëllim të arritjes së një paqeje të drejt dhe afatgjate. Ai e theksoi vendosmërinë e palëkundur të Gjermanisë për ta mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus sa të jetë e nevojshme”, tha zëdhënësi i qverisë gjermane. Scholz kishte biseduar paraprakisht me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe pastaj i kishte telefonuar Putinit, tregoi Hebesreit. Lideri gjerman i dënoi sulmet ajrore ruse ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë dhe paralajmëroi se dërgimi i trupave koreanoveriore në Rusi për të luftuar në luftë kundër Ukrainës, shënon përshkallëzim serioz të konfliktit. Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Ukraina thonë se Koreja e Veriut i ka dërguar mijëra ushtarë në Rusi për ta mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës. Qeveria gjermane nuk tregoi se sa kohë zgjati biseda telefonike me Putinin, por agjencia gjermane e lajmeve, DPA, tha se zgjati një orë.

Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48