Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal analizoi rezultatet e anketës së Barometrit të Sigurisë për vitin 2023. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, sidomos Shqipëria duhet të alarmohet nga potencialet e larta të popullatës që kërkon të emigrojë në mënyrë të përhershme, rekomandon ky këshill, pasi rezultatet e anketimeve nga maji në qershor i këtij viti treguan se 18% e shqiptarëve kanë gati valixhet për të ikur jashtë.