Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për Top Channel ka folur lidhur me incidentin që ndodhi ditën e djeshme në mesnatë teksa protestonte bashkë me mbështetësit e tij para Kryeministrisë. Në intervistën për gazetaren Kristi Gongo, Lapaj shprehet se pa asnjë njoftim, efektivët e policisë i kanë hequr plasmasin, e për pasojë është rrëzuar një bombol gazi, e cila e ka goditur pas koke. Ai thotë se mjekët i kanë sugjeruar disa ditë pushim, por do të kthehet sërish në protestë.